DELVINE/ Nisma e fshatit Kakodhiq për sistemimin e qëndrës së fshatit me kontributet e veta, eshte nxitur e perkrahur me mjete e logjistike nga bashkia e Delvines.
Sipas Bashkise, “Vendlindja, nuk zhvillohet dhe mirëmbahet vetëm nga slloganet patriotike në rrjetet sociale, as kur një pjesë pastron dhe tjetra ndot dhe as kur një pjesë dhuron lule dhe tjetra i shkul. Qyteti apo fshati juaj zhvillohet me kontributin e të gjithëve dhe jo kur të gjitha i pret nga bashkia. Komuniteti bëhet me banueshëm kur të gjithë e ndjejnë veten pronarë të tij.”-
Nisma e fshatit Kakodhiq për sistemimin e qëndrës së fshatit me kontributet e veta, ka gjetur menjehere perkrahjen nga bashkia dhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi.
Perkrahja duket se eshte konkrete me mjete, me specialistë dhe fuqi punëtore, me projekt dhe me aq sa mundet edhe financiarisht.
“Ne si bashki do të përkrahim dhe do të ndihmojmë, me aq sa kemi mundësi, ç’do nismë qytetare apo ide kur ka të bëjë me përmirësmin e jetës komunitare dhe zhvillimin.”-ka pohuar Qilimi.///R-SR///
ME SHUME LAJME
Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin
FOKUS – Si të qetësoni dhimbjen e kokës pa përdorur ilace?
Sarandë. Kryebashkiaku Çaçi: Saranda do të ketë edhe dy muzeume të rinj, një arkeologjik dhe një detar