Duket se kontrollet e policisë nga toka dhe nga ajri me drone, po japin rezultat ne luften kunder kanabisit edhe ne rajonin Sarande-Delvine.
Zyrtaret e Policise thane se “Me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Delvinës ka evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Fushë Verri. Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar me dronë, në një pronë private të pyllëzuar në fshatin Fushë Verri, Delvinë, është evidentuar një rast i tentativës për kultivim ku janë asgjësuar menjëherë disa fidanë të dyshuar kanabis. Policia ka vënë në pranga shtetasin Y. Xh., 49 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin B. Xh., 45 vjeç, të dy me banim në fshatin Fushë Verri, Delvinë, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpuni.
Vetem dy dite me pare gjate turit te tij ne rajonin jugperendimor te Shqiperise me epiqender Saranden, kreu I Ministrise se Brendshme Sander Lleshaj deklaroi se tani, pervec pergjegjesise penale qe do te vuajne autoret e kultivitt e bimeve narkotike, do
te pergjigjen drejtperdrejt edhe zyrtaret vendore ne cdo rast te kultivimtit te bimeve te ndaluara.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?