Kandidatja per deputete e PS Anila Denaj ka bashkëbiseduar me seniciotët pas kerkese se vet banoreve te ketij fshati te bashksie Delvine.

“Jam e nderuar të bëj këtë takim”. -eshte shprehur Anila Denaj e cila e shoqeruar nga kryebashkiakja e Delvines Majlinda Qilimi dhe zv.kryetari Filip Xuxi, me origjine nga ky fshat. ka bashkebiseduara me banoret prane Rrapit historik dhe vendit te Kodrës së Kuvendeve të burrave.

Mesohet se vizita ne kete fshat ka nisur me nje ndalese në shenjat e historisë se fshatit: basorelievi i Besëlidhjes së vitit 1610 për t’i rezistuar asimilimit osman dhe Shpella e Besës së lidhur më 1770 në Senicë nga krerët e jugut shqiptar, për të qenë bashkë në kauzën e luftës kundër Turqisë.

Denaj gjate e kesaj vizite ka mesuar me teper fakte rreth Senices si : për meremetimin e ndërtesës së Kishës monument kulture, për ndaljen e shembjes së shtëpive të gurta të gjyshërve e prindërve; për ringritjen e shkollës me histori mbi 100-vjeçare, per ribërjen e kalldrëmeve, etj.
Kandidatja per deputete Anila Denaj eshte njohur gjithashtu edhe me mundesite dhe resurset e ketij fshati me emer per zhvillime turistiike dhe si nje destinacion i ardhshem turistik.
Behet e ditur se banoret gjate ketij takimi kane kerkuar lidhjen e fshatit me nje rruge te pershtatshme me aksin e ri kombetar Kardhiq-Delvinë dhe nje linjë furnizimi me ujë të pijshëm.

Nga ana e saj zonja Denaj ka shprehur angazhim për plotesimin e kerkesave jetike te ketij fshati si nje perspektive për zhvillim. “Këto shtëpi guri të skalitur që i shoh sot gjysmë të rrënuara-u shpreh Denaj- i përfytyroj vila të mrekullueshme për seniciotët dhe për të pritur turistë”.

Sipas burimeve nga takimi , Anila Denaj u tha seniciotëve se ky përfytyrim i afrohet aq më shumë reales, sa më të votëbesuar do të jenë ajo, kolegët e saj të listës së Vlorës dhe 12-a e PS-së më 25 prill./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit