Policia e Sarandes arrestoi nje person te shpallur ne kerkim kombetar per veprat penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve si dhe per armembajtje pa leje.
Policia beri te ditur se u kap 48-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: T. Q., 48 vjeç, banues në Fier, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
48 vjeçari akuzohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Tashme, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI