SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë. Krijohet Klubi “Let-Art”

Në Delvinë u kirjua së fundi Klubi “Let-Art”, një grupim artistësh në fushën e letërisës dhe arteve pamore.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur dhe shkrimtari Panajot Zoto.

Sot 8 dhjetor 2023 themelohet klubi i krijuesve “Let-art” Delvinë,-pohon Zoto. Një grup krijuesish në fushën e letërsisë dhe arteve , me vullnetin e tyre, themeluan sot në qytetin e Delvinës klubin e krijuesve në këtë fushë, me qëllim: Për t’i dhënë Delvinës një zë më shumë, Intelektualëve një krah më shumë, shkollës një mbështetje më shumë, traditës një dritë më shumë.
Kjo nismë është parë si një nevojë dhe vijimësi për të mbushur, sado pak, boshllëqet që na çojnë te tradita dhe për ta rimarrë atë në këtë formë organizimi për të cilën u diskutua dhe dakortësua nga pjesëmarrësit themelues të këtij Klubi.-nënvizon Panajot Zoto, njeri nga zërat kresorë themelues të këtij Klubi, gazetar i njohur për mbi gjatë dekada aktivitet dhe autor i shtatë librave artistikë dhe publicistikë. Delvina ka një numër jo të vogël shkrimtatrësh me vepra të shumta të butuara si dhe artistë të arteve pamore si : Vojsava Nelo, Iliaz Bobaj, Fiorentina Skëndaj, Xhevdet Ahmeti, Jorgo Papa, Natasha Xhelili, Spiro Zaharo, etj,. /sarandaNews.al///

error: