Makina lëvizëse e mamografisë qe është instaluar në Delvinë pranë spitalit “Ismet Shushi” po ofron shërbimin falas për te gjitha gratë mbi 45 vjeç deri me 22 korrik .
Këtë shërbim mund ta marrin edhe gratë nën këtë moshë të cilat konsiderohen me risk të lartë.

Programi i njësisë lëvizëse,si një prej projekteve dobiprurëse të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka filluar në Nëntor 2014 dhe vijon veprimtarinë në cdo zone ku nuk ka mamografi stabël. Mamografia është ekzaminimi më i përdorur në botë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe mund ta dallojë kancerin rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave.
Sipas specilisteve, kanceri i gjirit është i vështirë për t’u luftuar, por jo i pamundur, mjafton të diagnostikohet ne kohë . Kryebashkiakja e De;vines Majlinda Qilimi ka bere apelin e saj duke i ftuar grate e Delvines per ekzaminim.
“Ftoj te gjitha gratë e Delvines ta kryejnë falas këtë ekzaminim. Mos nguro!Shpejto! Diagnostikohu ne kohe! Jeto shendetshem!” eshte apeli i kryebashkiakes Qilimi ne Delvine///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade