Bashkia e Delvinës ka nisur asfaltimin e aksit rrugor Shijan-Finiq më financim nga buxheti i shtetit. Rruga ka një gjatësi rreth 2 km.
E amortizuar prej vitesh dhe e lënë në mëshirë të fatit , ajo ishte kthyer në një aks gati të pakalueshëm për përdoruesit e saj: fermerët e Shijanit po edhe për çdo shtetas vendas apo të huaj që qarkullonte në hapësirën Delvinë-Finiq-Muzinë-Gjirokastër, ose Delvinë-Finiq Qafe Botë.


Biznesmenit nga Shijani Ermir Hasani u shpreh për SARANDANEWS.AL se “më në fund u mbyll një plagë ndaj e përshëndësim bashkinë e Delvinës”.
Pak vite më parë, aksi rrugor Finiq-kufiri adminisrtativ i bashkisë Delvinë (Shijan) u sistemua dhe u asfaltua nga bashkia e Finiqit. Por në mëshirë të fatit kishte mbetur aksi rrugor I Shijanit i cili po asfaltohet aktualiaht.

Disa banorë të Shijanit duke folur për asfaltimn e rrugës së tyre kujtuan një shprehje shumëpërsëritur me ironi të Kryeministrit Rama “tani kjo nuk do të jëtë më: “rrugë e mbetur rrugëve”.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI