–Bashkia Delvinë, në fokcus te vemendjes ditore ka masat për fillimin e vitit e ri shkollor. Zyrtaret e kesaj bashkie bene te ditur se “
Të gjithë punonjësit e Njësisë së Shërbimeve Publike, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, janë angazhuar tërësisht për bërjen gati të të gjitha mjediseve shkollore. Situata e pandemisë kushtëzon ❗mes të tjerash marrjen e një sërë masash mbrojtëse për krijimin e një mjedisi të sigurt shëndetësor.

Krahas pastrimit e lyerjes po kryhet dezinfektimi i të gjitha shkollave e kopshteve.Bashkia Delvinë ka bashkëpunuar me të gjitha drejtoritë e shkollave për te evidentuar problematikat dhe për të gjetur në kohë zgjidhjen e tyre.-veren bashkia ne nje komunikim ditor me publikun.///
ME SHUME LAJME
Studentët në protestë për të 16-ën ditë, të rinjtë mblidhen te Kryeministri
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!