Në kishën e “Shën Janit”, në bashkinë e Delvinës, kanë filluar punimet për restaurimin e saj.
Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka nisur zbatimi i punimeve të mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë bën të ditur se punimet përfshijnë restaurimin dhe konsolidimin e muraturës, restaurimin e kalldrëmit, sistemimin e terrenit, etj.
Sipas DRTK-së, restaurimi dhe plotësimi i shtresës me kalldrëm do të kryhet në gjithë perimetrin e jashtëm të rrënojave të kishës në përputhje me rrënojat e kalldrëmit ekzistues dhe të dhënave të hershme për monumentin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI