SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën ndërmjet fshatrave Vllahat dhe Kostar. Rrezikohen banesat! Nis ndërhyrja me helikopter.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonës ndërmjet fshatrave Vllahat dhe Kostar në Delvinë.

Zjarri rrezikoui fillimisht banesat në zonë dhe nisi ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve. Zjarri po djeg një pyll me pisha në periferi të Delvinës, pranë lagjes Xhermëhallë. Por më pas rreziku për përhapjen e zjarrit në banesa u tejkalua, megjithatë vijon ende puna për fikjen e zjarrit, raportoi gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Flakët janë përhapur në një hapësirë me shkurre, çka bën të dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia e një zjarri aksidental.Report Tv sjell pamje kur ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve, ndërsa në terren ndodhen edhe zjarrfikëse nga Delvina Finiqi dhe Saranda

Tymi është përhapur në të gjithë territorin ndërsa banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shpejtë në mënyrë që flakët të mos përparojnë.///

error: