DELVINE/ Se shpejti nisin punimet ne rrugen Delvine-Finiq. Kjo u be e ditur se fundi nga burime zyrtare te bashkise Delvine.
Ne aksin Delvine-Finiq segmenti me i amortizuar eshte ai Shijan-Finiq, nje nga akset rrugore me te abandonuara prane qendrave urbane, i pagezuar nga banoret si “rruga e mundimeve”. Ky aks vetem 1,5 km larg nga siti arkeologjik i Foinikes dhe pak km nga qyteti i Delvines ka qene deri me sot dhe krejt jashte vemendjes te strukturave pergjegjese qofte edhe per hedhjen e disa ” “lopatave” me inerte.

Rruga qe lidh te dy bashkite Delvinen dhe Finiqin, sherben edhe si nje nyje e rendesishme e qarkullimit te automjeteve dhe zhvillimit te agroturizmit.
Kryebahskiakja Majlinda Qilimi e ka vleresuar financimin nga buxheti i shtetit per punimet ne kete aks si “Nje lajm i mire”.
Sipas Qilimit “Nisin së shpejti financimet e buxhetit të shtetit, ne punimet për rrugën e Kalasës dhe rrugën Delvinë – Finiq..”
Majlinda Qilimi vuri ne dukje se “Me ndërlidhjen e zonës Fushë – Verri – Kalasë – Tatzat me degëzimin e rrugës Kardhiq-Delvinë lehtësohet qarkullimi jo vetëm i banorëve, por edhe i produkteve bujqësore dhe blegtorale. “

“Ne po synojme qe me fillimin e 2021-shit, të nxisim edhe turizmin dhe agroturizmin në këtë zonë të mrekullueshme.” tha kryebashkiakja e Delvines.
Prania e shpeshte e Ministres se Fiancave Anila Denaj keto dite te ftohta janari edhe ne Delvine dhe fshatrat e Bashkise, shikohet nga njerezit e thejshte si motiv i besueshem ne njoftimet per financim te infrastruktures rrugore ne keto ane. Jo aq te roli i saj ne menaxhimni e portofolit per buxhetin e rrugeve, sesa, te “statusi” i ri i Denajt si kandidate per deputete ne Qarkun e Vlores me fokus kete rajon.
Delvina, eshte qyteti qe mesa duket dora-dores, po del nga mugujt e harreses dhe meton te marre sadopak shkelqimin e dikurshem duke thithur edhe turiste vedas e te huaj. Duket se do te kete nje vemendje qe ka munguar deri me sot edhe ne periferite e bashkise.///SARANDANEWS-RADIO-SR///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.