Një tjetër autor është ndaluar për kontrabandën e 50 sirianëve nga Vlora drejt Italisë me gomone. Policia tha se 31-vjeçari dyshohet se ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër klandestinët që kishin ardhur nga Tirana dhe do iknin për në Itali me rrugë detare.
NJOFTIMI NGA POLICIAVlorë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.
Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:
Q.I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.
Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”