Zyrtari i PD-së Kreshnik Çollaku denoncon se mbi 100 shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Zyrihut. Ai thotë se shqiptarët po përpiqen të kontaktojnë, por numrat e ambasadës nuk përgjigjen. Çollaku e cilëson si të turpshme dhe denigruese këtë situatë.
“Mbi 100 shqiptare te bllokuar ne aeroportin e Zyrihut. Shqiptaret e bllokuar sipas deshmive deklarojne se po perpiqen te kontaktojne me numrat e ambasades tone,por asnje numer nuk pergjigjet. Situate e turpshme,degraduese dhe diskriminuese per qytetaret shqiptare.
Ministria Jashtme dhe perfaqesite tona diplomatike e konsullore kane detyre e detyrim ligjor e kushtetues te mbrojne e kujdesen per jeten,interesin dhe dinjitetin e cdo shtetasi shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise.
Papergjegjshmeria e drejtuesve te Ministrise se Jashtme eshte flagrante dhe nje rast i perseritur. Indiferenca e drejtuesve te perfaqesive tona diplomatike eshte nje shkelje flagrante e ligjit te sherbimit te jashtem dhe detyrave themelore qe keta drejtues kane.
Mjerisht,ambasadat e konsullatat tona sidomos ne vendet perendimore jane kthyer ne resorte turistike per familjare,miq e kliente te ministrave dhe oligarkeve. Shteti paguan konvaleshencat disa vjecare te kusherinjve te ministrave veshur me gezof diplomatik,ndersa qytetaret shqiptare poshterohen neper kufijte dhe aeroportet e botes” shkruan ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI