Departamenti i gjuhës greke në Universitetin “Eqrem Çabej” organizoi në Livadhja promovimi e veprës së autorit të letërsisë së minoritetit etnik grek, Thoma Sterjopullo.

Në këtë event kulturor merrnin pjesë intelektuale, njerëz të arsimit. medias dhe letërsisë, zyrtarë vendorë të bashkisë Finiq, etj,.
Eventi për vlerat e promovuara u përshëndet nga Drejtorja e Zyrës Arsimore Finiq-Dropull, Arta Lasko dhe kreu i MEGAS Lefter Nika.

Për vlerat e veprës letrare dhe studimore të këtij autori, Kostando Ksera, shefe e departamentit të gjuhës greke u ndal në një trajtesë të posaçme, ndërkohë që këndvështrime mbi këtë vepër, kumtuan edhe pedagoge të tjera si dhe poeti dhe përkthyesi Vangjel Zafirati i cili referoi një kumntesë mboi librin e ri të sapobotuar të Sterjoopullit: “To psomi qe petra” .(“Bukë dhe gurë”)
Aktiviteti u pasurua me interpretime artistike ne skenë nga gjimnazistë të Livadhjasë të cilët sollën fragmente nga vepra letrare e autorit Thoma Sterjopullo.


Në këtë aktivitet për veprën e autorit folën edhe gazetari dhe shkrimtari Vangjel Papakristo, prof. Dhori Qirjazi, Shkëlqim Hajno për veprën “Kapia tragudhun dhiplla mas” (“Dikush këndon pranë nesh”-antologji e këngëve popullore shqipare në gjuhën greke, etj,.

Në fjalën përmbyllëse, autori falënderoi pjesëmarrësit, të gjithë referuesit dhe posaçërisht, departamentin e gjuhës greke të Universitetit “Eqrem Çabej”. Ai përkujtoi si një homazh pas ndarjes nga jeta, edhe ish kryetarin e Komunës së Livadhjasë, Irodhi Dalani, i cili disa vite më parë, gjatë një aktivitet promovues për Sterjopullin, në emër të vendimarrësve vendorë, e shpalli Sterjopullin “Qytetar Nderi” të Livadhjasë.

Thoma Sterjopullo është autor i 13 librave me tregime botuar në Greqi dhe një studimi mbi Vurgun. Promovimi veprës së autorit Sterjopullo, është organizuar pak ditë më parë edhe ne Dropull, ndërsa më 15 qershor pritet të organozphet edhe ne Janinë (Greqi).///Shkëlqim Hajno-SARANDANEWS.AL) ///
ME SHUME LAJME
“Si Viaggia”: Saranda mes perlave të Mesdheut: Destinacionet më tërheqëse për qershorin
Aksident i rëndë në Fushë Vëri, në aksin Kardhiq–Delvinë, humb jetën një person, tre të plagosur.
Tiranë, qytetarët në ditën e pestë të protestës kundër projektit në Zvërnec