Kuvendi nisi sot seancën plenare, ndërkohë që opozita vijon skenarin e saj bllokues.
Deputetët e opozitës janë rreshtuar para foltores së Kuvendit me pankarta në duar dhe me zhurmues po vijojnë pozicionin e tyre për bllokimin e punimeve të Kuvendit. Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ftoi deputetët e opozitës të zënë vendet në sallë dhe të vijojnë qetësisht seancën. Kryeparlamentarja i kërkoi Gardës të largohet dhe opozitës të ulet në karrige.
“Qytetarët duan të dëgjojnë edhe mendimin tuaj janë çështje të rëndësishme”, u shpreh Nikolla, e cila vijoi me leximin e rendit të ditës së seancës plenare. “Axhenda është e ngjeshur dhe ka nevojë për debat nga të gjitha palët”, u shpreh ajo.
Por, deputetë të opozitës vijuan të qëndrojnë në këmbë me pankarta dhe me zhurmues duke pamundësuar vijimin normal të seancës. Nikolla, në pamundësi të diskutimeve hodhi për votim rendin e ditës dhe e mbylli seancën plenare.
Seanca plenare e Kuvendit (Foto: Florian Abazaj)///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI