Flamur Noka, Tritan Shehu, Luan Baçi etj, kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e PD-së për të mbajtur një deklaratë.Pasi i kanë gjetur derën kryesore të mbyllur, ata kanë provuar të gjitha rreth e qark godinës por pa rezultat.
“Këtë godinë ia kemi dhënë PD-së unë dhe Sali Berisha me firmën tonë. Jam anëtar që në themelim të PD-së” – tha Noka.
Grupimi pro Berishës është detyruar më pas ta mbajë konferencën në oborr.
“PD qenka kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Pengu mund të rrije i vetëburgosur por Edi Rama e ka gabim me kushtet e një Alcatrazi modern që i ka krijuar pengut të tij. Data 8 do të jetë një ditë që demokratët do të marrin frymë lirisht. Në demokraci nuk është blindi zgjidhja, por shumica dhe vota” – tha Noka.
Ai u shpreh se të shtunën në mënyrë paqësore demokratët do ta kthejnë PD-në në shtëpi të paqes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI