Komisioni Hetimor, që pritet të ngrihet për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta do te kete si kryetar deputetin socialist, Alket Hyseni.
Ndërkohë, mesohet se nga deputetët e opozitës do të jenë pjesëtarë:Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani. Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.////
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror