SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputeti Niko Kuri në Parlament: Spitali i Sarandës të marrë statusin ‘Spital rajonal’

Deputeti i Qarkut te Vlorëss, Niko Kuri duket se nuk e ka harruar një nga premtimet që bëri gjatë fushatës elektorale që Spitali i Sarandës “Petro Nako”të marrë statusin ‘Spital rajonal’.

Mjeku i njohur ka argumentuar edhe arsyet përse duhet te kete nje tjeter status, spitali i Sarandes (i cili de fakto deri me sot e ka luajtur edhe rolin e nje spitali rajonal me sherbimet qe ka kryer.).

Erdhi koha që ky spital të marrë statusin e spitalit rajonal pasi ndodhet më skajin më jugor të vendit , pra me larg nga cdo qytet tjeter nga kliniket e specializuara.-ka thene Kuri para deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.

Dhënia e këij statusi thirrja e mjekëve të specializuara dhe motivimi I tyre sidomos ekonomik , si dhe lehtësimi I procedurave të specializimit sidomos për spitalet bashiake dhe rajonale në tërësi, do të ndikojë ne zgjidhjen e shumë problematikave shëndetësore të qytetit dhe turistëve në pesë bashkitë tona dhe të vendit në tërësi.”-ka vene ne duke Niko Kuri i cili me mire se kushdo ne ate salle ka vënë gishtin ne plagët e sektorit te shendetesise, ndryshe nga sloganet e thata qe kane perseritur koleget tij deputete kur kaane mundur te flasin per nevojat e spitaleve dhe perrsonelit shëndetesor ne përgjithesi./SARANDANEWS.AL///

error: