Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Edmond Papës në Tiranë. Autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit pranë një lokali.Në kuadër të operacionit ‘Eagle Eyes’, forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip ‘Audi’ të përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas krimit. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular.
Sipas njoftimit të Policisë, organizator i ngjarjes ka qenë Albano Velo i cili është vënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në 16 dhjetor, në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra./jav///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI