Rivierës shqiptare, e njohur kryesisht për ujërat e kristalta dhe klimën mesdhetare me nisjen e sezonit turistik i është shtuar një shteg i ri prej 74 kilometra “Shtegu i bregdetit të jugut”, Dhërmi-Livadh.
Këshilli i Qarkut Vlorë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky shteg i mundësuar nga programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural SRD nga GIZ Albania.Bukuria e maleve, fshatrat historikë, pamjet blu, ullishtet e shumta, plazhet e vogla, kanionet, barinjtë dhe të gjithë elementët e tjerë kombinuar me trashëgiminë e pasur kulturore dhe traditën kulinare të jugut do t’i sjellin të pasionuarve pas alpinizmit një përvojë të re, larg mbingarkesës turistike të bregut.
Rrugëtimi fillon me Dhërmiun, i vendosur buzë malit nën një faqe shkëmbi të pjerrët, i restauruar së fundmi me fasadat e bardha ku shkëlqejnë nën çatitë me pllaka. Përmes shtigjesh të vjetra si ai i Mullinjëve, rrugësh të shtruara ose jo, ullishtesh dhe brigjesh, ky segment do t’ju shpjerë në kanione, manastire, kisha dhe shumë plazhe si ai i Dhërmiut, Gjipesë, Jalit, Akuariumit, me destinacion përfundimtar plazhin e Livadhit.
Shtegu është lehtësisht i përshkrueshëm edhe nga persona që nuk kanë eksperiencë apo grupe shoqërore dhe familjare, por rekomandohet të kryhet jashtë orëve të temperaturave të larta.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI