Policia Kufitare e Dhërmiut, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë pas një denoncimi për hedhje mbeturinash në det dhe shkelje të perimetrit të sigurisë ujore nga një mjet lundrues, pranë plazhit të Dhërmiut.
Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë bënë të mundur ndëshkimin e subjektit tregtar që kishte në pronësi skafin, me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.
Gjithashtu, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit G. I., 25 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, pasi gjatë pastrimit të skafit kishte hedhur mbeturina në det.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të perimetrit të sigurisë ujore dhe të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.///
ME SHUME LAJME
Ksamil. Rrezikoi jetën e pushuesve, i sekuestrohet gomonia dhe gjobitet me 500 mijë lekë
“Turisti per Caso”: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare
Ndarja territoriale. Bido: Harta e re e reformës territoriale respekton historinë, identitetin dhe vullnetin e qytetarëve