SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dhërmi: “Turtle Fest” vjen me edicionin e tij të 10-të

Fillon së shpejti edicioni i 10-të i “Turtle Fest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Dhërmi në datat 28, 29, 30 e 31 korrik.

Ky organizim veror mbështet prej vitesh nga Ministria e Kulturës, e cila ka vlerësuar përpjekjet e një grupi të rinjsh të apasionuar, që gjallërojnë jetën artistike, por njëkohësisht nxisin dhe sipërmarrjet e reja.

Vetë ministrja ka qenë e pranishme në një konferencë shtypi për të kujtuar sfidat dhe momentet e bukura të një dekade aktivitet, sikurse dhe për të prezantuar programin e këtij edicioni jubile.“Për 10 vjet “Turtle Fest” ka mundur të mbajë gjallë shpirtin artistik në sezonin veror, edhe në kohëra të vështira”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Organizatorët kanë falenderuar Ministrinë e Kulturës si institucioni i parë i cili ka mbështetur dhe ka besuar te “Turtle Fest” që prej fillimit të festivalit, si edhe ministren për fjalët inkurajuese, besimin dhe vizionin e përbashkët.Në plazhin e Dhërmiut do të performojnë artistë shqiptarë e ndërkombëtarë, përgjatë 4 netëve.///

error: