Policia e Vlorës ka ushtruar kontroll në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, pas një videoje që ka qarkulluar në rrjetet sociale, se në të qëndronin persona të armatosur.
Pas kontrollit të ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak, por nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.
Në reagimin e saj, DVP Vlorë sqaron se “në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se: Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak”.
“Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. ///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë