Identifikohet personi që mbeti i plagosur sot në Qafë-Gjashtë në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm. Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.
I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.
Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI