Festat e fundvitit i kanë shtuar shkëlqimin kryeqytetit, duke sjellë atmosferë të gëzueshme në rrugë e sheshe. Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Tirana e dekoruar me zbukurimet shumëngjyrëshe.

Dekori festiv i shtrirë në të gjitha rrugët i ka dhënë një pamje mahnitëse Tiranës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” si çdo vit ofron pamje spektakolare, ku reflektimi i dritave krijon një rrugë të bardhësisë qiellore mes për mes qytetit.

Kthyer tashmë në traditë, nuk mungojnë zbukurimet në sheshin “Skënderbej” ku dritat reflektojnë me mijëra ngjyra atmosferën e festave të fundvitit.

Kjo fotogaleri sjell pak nga shkëlqimi i Tiranës këtë prag festash.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI