Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se pushteti politik në Shqipëri i shërben banditëve. Komentet Zhupa i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku komentoi mbi dhunën e ushtruar nga rojet privatë ndaj qytetarëve.
Zhupa tha se banditë me maska dhunuan, tërhoqën zvarrë dhe hodhën spraj me piper ndaj qytetarëve, ndërkohë që sipas deputetes, efektivët e Policisë së Shtetit nuk ndërmorën asnjë veprim.
“Shteti ka degraduar, kur pushteti haptazi i shërben banditëve të tij. Banditë të veshur me kapuçë të zinj, të cilët tërhoqën zvarrë qytetarët shqiptarë protestues. Këtu po të ndërtosh një derë në kasollen e dhive, të shikon shteti, ndërkohë që të vendosësh tela me gjemba në zonën e mbrojtur, nuk të shikon shteti. Ndërkohë që i hodhën spray policisë dhe policia rrinte si më e paafta në botë, sepse banditët kishin mbrojtjen shtetërore. U mjaftua Policia e Shtetit duke thënë se ‘do të pezullojë drejtorin’. Do ta lërë 2 javë në shtëpi me pushime. Në fakt aty kemi të bëjmë me rastin e shpërdorimit të detyrës”, tha mes të tjerash Zhupa.(Shqiptarja)///
ME SHUME LAJME
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari
Të huajt që punësohen masivisht në Shqipëri, nga dadot te kuzhinierët