SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Digjen të gjallë. Ngjarje e rëndë në Dropull, merr flakë banesa, humbin jetën çifti i moshuar

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.///

error: