Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga aksioni i pastrimit ditën e sotme në Durrës, Sarandë dhe Fier. Rama shprehet se patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd duke mos i hedhur plehrat në rrugë.

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, në radhë të parë duke mos i hedhur plehrat rrugëve, parqeve, plazheve, po duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore