Axhenda artistike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit parashikon në datën 22 qershor ngjarjen artistike me pjesëmarrjen e artistëve të famshëm.Kështu, një nga dirigjentët më të famshëm në nivel ndërkombëtar do të vijë në Tiranë për të drejtuar një koncert gala. Zubin Mehta, tashmë 87-vjeçar por ende me një aktivitet të ngjeshur artistik, do të zbresë në kryeqytetin shqiptar së bashku me Orkestrën Filharmonike të Beogradit.
Kjo është hera e parë që dirigjenti me famë ndërkombëtare vjen në Shqipëri, por publiku shqiptar e njeh përmes dirigjimit të Koncertit të Vjenës si dhe bashkëpunimit me tre tenorët: Pavarotti, Domingo e Carreras.Zubin Mehta është bërë i famshëm për ekspresivitetin në podium si dhe për interpretimin që i bën repertorit operistik.
Titujt që mban Zubin Mehta janë të shumtë. Karriera e tij mori hov që kur drejtoi Filharmoninë Mbretërore të Liverpulit, në moshën 21-vjeçare dhe më pas filloi të zëvendësonte gjithë dirigjentët më me emër.Ai u bë dirigjenti më i ri që ka drejtuar ndonjëherë një orkestër filharmonike në Amerikën e Veriut. Që prej vitit 1981 ai mban titullin “dirigjent i përjetshëm” nga Orkestra Filharmonike e Izraelit. Tituj të tillë si “dirigjent nderi” i janë dhënë Zubin Mehtas nga orkestrat e të gjithë kontinenteve.Galaja e 22 qershorit vjen në kuadër të “Ballkanit të hapur” dhe lidhet me festimet e 100-vjetorit të Orkestrës Filharmonike të Beogradit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI