Më 3 maj 1993 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Çdo vit kjo datë shërben si përkujtesë e shtypit mbarëbotëror për gazetarët e rënë në krye të detyrës, në përpjekje për një raportim objektiv.
Në kuadrin e mbrojtjes që garanton neni 19 i Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes, si edhe të “njoftimit të informacionit”.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në këtë ditë kujton figurën e botuesit dhe gazetarit Nebil Çika, i cili për shkrimet e tij u bë shënjestër e forcave komuniste.
Çika u vra në masakrën e kryer në hotel “Bristol”, në nëntor 1944. Asokohe, gazetari shqiptar shkruante për shtypin vendas dhe njëkohësisht shërbente si korrespondent i mediave perëndimore, sikurse “Reuters” dhe “New York Times”. Në foton që DPA publikon sot, gazetari Çika paraqitet me një grup gazetarësh të “Fox News”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade