Nga 1 maji shërbimet për qytetarët do të ofrohen online në e-albania.al.
Kjo do të sjellë mbylljen e sporteleve fizike në institucionet shtetërore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, “më në fund erdhi dita e heqjes përfundimtare të sporteleve, orareve, zvarritjeve për dokumente nga jeta e përditshme e shqiptarëve”.
Ditën e sotme, në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online, Kryeministri tha se, “Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale”.
Rama deklaroi se në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI