SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Në dhjetor të vitit 2022, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 30 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Zero Mbetjeve. Atë vit Kombet e Bashkuara u përqëndruan tek ndotja prej plastikës. Ndërsa për 2025-ën, tema e kësaj dite është “Drejt zero mbetjeve në fushën e modës dhe tekstilit”.

Çdo vit, sektori i tekstilit prodhon 2-8 % të emetimeve globale të gazeve serrë dhe përdor 215 trilion litra ujë, ekuivalenti i 86 milionë pishinave të përmasave olimpike.

Ekspertët bëjnë thirrje që të dyfishohet numrit i herëve që veshim një veshje të caktuar, dhe kjo do të sillte një reduktim të gazeve serrë me 44%.

Është llogaritur se mbetjet e ngurta bashkiake të krijuara në një vit do të mbështillnin globin 25 herë. Pa veprime urgjente, prodhimi i mbetjeve të ngurta bashkiake do të arrijë në 3.8 miliardë tonë në vit, deri në 2050-ën.

Arritja e një bote me zero mbeturina kërkon përfshirjen e të gjithëve, përfshirë autoritetet kombëtare dhe të kompanitë, shoqëritë civile, komunitetin akademik, gratë dhe të rinjtë. Promovimi i iniciativave për zero mbeturina mund të ndihmojë në avancimin e të gjitha qëllimeve të Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.(Edlira RUZI)///

error: