Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare por reshje dëbore do ketë në zonat Lindore. Mesdita dhe pasditja sjellin me pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa nata ri-kthen motin e kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 10°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi.
Veriore-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/8 | re shi |
| Kukës | 2/4 | re shi/borë |
| Lezhë | 7/9 | re shi |
| Dibër | 1/3 | re shi/borë |
| Durrës | 7/11 | re shi |
| Tiranë | 7/10 | re shi |
| Elbasan | 5/8 | re shi |
| Berat | 6/10 | re shi |
| Vlorë | 8/10 | re shi |
| Korçë | 1/3 | re shi/borë |
| Gjirokastër | 6/9 | re shi |
| Sarandë | 5/10 | re shi |
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre