Një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie, këta të fundit tashmë të arrestuar. 33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, u dhunua teksa po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.
Televizoni grek “Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij. Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.
“O ma më shpëto se po më vrasin”, – këto ishin fjalët e tij thotë e motra. Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI