Më 13 dhjetor 1990, në vijim të lëvizjes studentore, Këshilli i Ministrave vendosi për ngritjen e një komisioni pune. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, përmes këtij komisioni synohej zgjidhja e problemeve të ngritura nga studentët për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre në “Qytetin e Studentit”.
Ky qëllim iu ngarkua një grupi pune të përbërë nga: Leonard Nano (kryetar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ndërtimit, Robert Gjini (anëtar), sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë së Brendshme, Vladimir Meksi (anëtar), nëndrejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë Komunale, Qamil Talka (anëtar), drejtor në Ministrinë e Arsimit, Ilir Kodra (anëtar), funksionar i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme etj.
Lëvizja studentore do të finalizohej në muajin shkurt të vitit 1991, me një nga arritjet e saj që do të ishte heqja e emrit të diktatorit Hoxha nga emërtesa e Universitetit të Tiranës.///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI