Nga Piro NASE
– Një ngjarje e rëndë u shënua më 2 maj 2024 në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Ka qenë ora 08:00 kur fqinjët kanë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.
Pasditen e sotme u mësua se policia ka shoqëruar katër persona, mes tyre tre banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal. Gjithashtu është gjetur dhe leva e cila besohet se është arma me të cilin është kryer krimi.
“Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive”, tha policia sot paradite. Dy të moshuarve u janë gjetur dhe 260 euro. Deri më tani dy janë pistat e hetimit, njëra për konflikt mes të moshuarve, si edhe ajo e vrasjes.
Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë. Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes. ///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade