Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dropull 2023” mbërrin në edicionin e tij të tretë.
40 filma kryesisht të regjisorëve grekë, shqiptarë dhe kosovarë janë në konkurrim, 11 prej të cilëve filma të animuar për të rritur. Një pjesë e tyre u projektuan mbrëmë në amfiteatrin e Sofratikës, në Adrianopol, aty ku 2000 vjet më parë kanë interpretuar poetët, filozofët, oratorët dhe janë luajtur dramat e tragjeditë e mëdha të kohës.
Në festivalin e Dropullit konkurojnë filma të metrazhit të shkurtër.
Ata janë realizuar nga regjisorë të rinj e sjellin tematika të përditshmerise. Ka filma që kanë në qendër forcën njerëzore mbijetesën dhe shpesh absurdin e diktuar prej zhvillimeve pa busull.
Festivali është një maratonë 4-ditore jo thjesht e filmit, por edhe artit pamor, vizatimit, muzikës, zakoneve e jetës lokale.
Mbrëmja e parë, në teatrin antik të Adrianopolit, solli një koncert në kitarë dhe një film të shkurtër grek të realizuar në vitet ’60.
11 nga 11











ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.