Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht zhvillohet Porto Palermo Festival.
Lajmin e dha sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se, Porto Palermo mirëpret vizitorët çdo fundjavë nga 14 korriku në 14 gusht me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë.
“Magjia e artit në një perlë të natyrës si Porto Palermo, që vjen edhe si ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit detar si mishërimi më i bukur në këtë sezon veror të turizmit të qendrueshëm”, theksoi Kumbaro.
“Çdo fundjavë, nga 14 korriku në 14 gusht, Porto Palermo ju mirëpret me tingujt e ëmbël të violinës së Olen Cesarit dhe të shumë artistëve të tjerë, duke u konsoliduar për bukuri në kalendarin turistik veror, që tani e gjeni në aplikacionin TEA”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi