SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dua Lipa, pushime në Shqipëri

 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ndau m; 27 korrik në rrjetet sociale një album fotografik, të cilin e ka titulluar “Home” (shtëpi) duke i bashkangjitur edhe flamurin shqiptar.

Menjëherë ky postim ka ngjallur reagime në rrjet, ku ndjekësit e saj shqiptarë i urojnë mirëseardhjen. Duket se diva e muzikës ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar një pjesë të pushimeve verore, duke u bërë kështu një promovuese e jashtëzakonshme e turizmit shqiptar.

Dua shfaqet vetëm në fotografitë e publikuara sot, veshur me një fustan të markës “Celine” (4200 €), në bregdetin shkëmbor të jugut.

Megjithëse ajo nuk jep detaje të tjera, mendohet se gjendet në Ksamil. Dy vjet më parë ajo gjendej po në Ksamil me familjen dhe në fotot e ndara në rrjet shkroi “I never wana leave!” (Nuk dua të largohem kurrë).

error: