Shqipëria tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar edhe të blogerëve të huaj të udhëtimeve.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndau sot videon e publikuar nga “Thefunemployedfamily”, një familje amerikane që udhëton nëpër botë duke dokumentuar eksperienca të ndryshme. Spiropali theksoi se Shqipëria bashkë me mikpritjen, investimet e reja, ushqimin e mirë dhe masat e marra për sezonin, tërheq gjithnjë e më shumë turistë që eksplorojnë vendin tonë dhe ia rekomandojnë miqve të tyre.
“Thefunemployedfamily” i kanë kushtuar së fundi Shqipërisë turistike një vend të rëndësishëm në blogun e tyre. “Nuk janë Filipinet, Karaibet, Greqia apo Australia Perëndimore. Është Shqipëria”, shkruan blogu i udhëtimeve, ndërsa ndajnë pamje nga plazhet më të bukura të vendit.
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi