Ministri i Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cilësoi një energji e re që i shtohet industrisë turistike ndërtimin e dy hoteleve më të rinjë në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës.
“Më një panoramë fantastike të Gjirit të Vlorës hotel Regina në Rradhimë ofron qetësi, pastërti, shërbim të kulturuar dhe guida turistike në zonë. Ky investim në hoteleri është një energji e re që i shtohet industrisë turistike”, – shprehet ministry Klosi, I cilia ka publikuar edhe disa fotografi nga përurimi I këtij hoteli.

Ministri Klosi bën të ditur gjithashtu se një tjetër hotel I është shtuar edhe qytetit bregdetar të Sarandës.,
“Hotel “Buzë”, në Sarandë, nga ku mund të shijosh panoramën e kaltër, lindjet dhe perëndimet relaksuese. Në ambientet Hotel Boutique Buzë gjenë qetësinë e dëshiruar”, – shprehet Klosi.
Për të stimuluar investimet në sektorin e turizmit, qeveria ka hartuar edhe një kuadër ligjor e fiskal favorizues. Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurrues për investitorët e huaj.

Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme//ata//
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre