Një shqiptar në Angli e shndërroi shtëpinë e tij në një fermë kanabisi, ku çdo cep të mundshëm e kishte shfrytëzuar për të kultivuar dhe tharë bimë narkotike.
Oficerët në South Yorkshire arritën që të vendosnin në pranga shqiptarin e identifikuar me emrin Agim Pashaj.
Dyshimet u ngjallën kur banorët u ankuan për energji të ulët dhe kompania e energjisë elektrike njoftoi policinë pasi konstatuan se energjia elektrike ishte vjedhur nga shqiptari.
Pashaj i tha policisë: “Unë e gjeta veten të mbërthyer në Mbretërinë e Bashkuar pasi nuk kisha para të mjaftueshme për të udhëtuar në shtëpi në Shqipëria”, duke justifikuar kështu aktivitetin e paligjshëm.
Tharja e kanabisit bëhej në korridor dhe shkallë. Pashaj, 49 vjeç, aktualisht nga HMP Doncaster, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, dhe u dënua me 27 muaj burg.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.