Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur nëse ka biseduar me Bashën për ndarjen e posteve dhe ministrive pas 25 prillit nëse fitojnë zgjedhjet, dhe a do të ishte ajo ministre e Brendshme e mundshme.
Kryemadhi nuk e mohoi, madje tha se do të ishte ide e mirë pasi do të sistemonte rendin siç bën me shtëpinë e saj.
Në fund tha se ende nuk ka biseduar me kreun demokrat lidhur me këtë temë, pasi po presin përfundimin e zgjedhjeve.
Pjesë nga bidesa në studio:
-Pyetja- Mos ndoshta do të jeni ju ministre e Brendshme në qeverinë e ardhshme? Duke qenë se jeni shprehur që do fitoni patjetër dhe ndoshta i keni ndarë postet me Bashën?
Kryemadhi: Nuk do ishte keq se do sistemohej ashtu siç një grua sistemon shtëpinë e saj do sistemonte dhe këto çorapet e mëdha siç i ka Rama çorapet e kuqe që i bën lëmsh. Nuk kemi folur për postet dhe ministritë. Sot është e rëndësishme përpjekja dhe hyrja në finishin e fundit të kësaj fushate sfilitëse për ne dhe shqiptarët. Angazhimi ynë është të cocojmë shqiptarët të votojnë, nga jashtë shtetit, përsa i përket ndarjes së posteve. Mos mendoni se qytetarët e kanë problem këtë gjë se çfarë posti merr Kryemadhi.
Peka: E përjashtoni marrjen e një posti ekzekutiv?
Kryemadhi: Kush e tha se kam thënë ma gjeni mua këtë? Ka kohë, varet nga numrat.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI