SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

E mërkura, mot i paqëndrueshëm dhe rritje e temperaturave

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës priten reshje lokale shiu edhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/32Diell, vranësira
Kukës16/32Diell, vranësira, reshje
Lezhë18/31Diell, vranësira
Dibër16/32Diell, vranësira, reshje
Durrës20/32Diell, vranësira
Tiranë21/31Diell, vranësira, reshje
Elbasan20/33Diell, vranësira
Berat19/33Diell, vranësira
Vlorë24/32Diell, vranësira, reshje
Korçë17/28Diell, vranësira
Gjirokastër18/34Diell, vranësira, reshje
Sarandë21/31Diell, vranësira, reshje
error: