Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18m/s, me valëzimin në det të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 0/4 | Diell re shi |
| Kukës | -4/2 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | -16 | Diell re shi |
| Dibër | -6/1 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 2/10 | Diell re shi |
| Tiranë | 2/9 | Diell re shi |
| Elbasan | 0/7 | Diell re shi |
| Berat | -3/9 | Diell re shi |
| Vlorë | 1/10 | Diell re shi |
| Korçë | -6/4 | Diell re shi |
| Gjirokastër | -4/0 | Diell re shi/borë |
| Sarandë | 3/8 | Diell re shi/borë |
ME SHUME LAJME
Ksamil. Humbet jetën në aksident 20 vjeçari
FOKUS – Vështirësitë ekonomike mund të përshpejtojnë plakjen e trurit
Ksamil. Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë drejtuesi i mjetit.