Qyteti Ain Sefra në shkretëtirën e Algjerisë u mbulua me dëborë të mërkurën e kaluar, ndërsa temperaturat arritën -3 gradë celcius.
Tashmë edhe banorët e rajonit Aseer të Arabisë Saudite u dyndën në shkretëtirë për të parë reshjet jashtëzakonisht të rralla të borës.
Një gjysmë shekulli ka kaluar që kur temperaturat në provincën jug-perëndimore ranë nën zero. Janari sjell borë dhe akull në shumë pjesë të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme bëjnë përjashtim.
Këtë herë janë parë reshje dëbore edhe në Sahara dhe temperaturat në Arabinë Saudite janë ulur në -2C.(lapsi///)
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota