Trafiku i klandestinëve në Shqipëri duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e shtetasve të huaj. Në kuadër të operacionit “Perimetri”, Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas belg, teksa transportonte me mjetin e tij 5 emigrantë të paligjshëm.
Bëhet fjalë për shtetasin M.A., 41 vjeç, banues në Gent të Belgjikës. Policia thotë se i dyshuari u arrestua në aksin rrugor Maliq-Lozhan, ndërsa transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda” 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI