SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ë SHTUNËN DO BËJ PÀRTY!

Nga Gjergji Mano/

TË SHTUNËN DO BËJ PÀRTY!? Sot njerëzit kudo nëpër qytet po thoshin se ky po bën partì, kjo po bën partì. S

eç do bëheshin nja 5 partì. Dhe ngaqë pandemia na ka lënë cen edhe tek veshët nuk ua vura mirë veshin thekseve. Kështu që të shtunën vendosa edhe unë të bëj pàrty.

Por e kam një hall se si t’i mbledh njerëzit se ka protokoll anti-COVID. Dhe ndryshe nga ata, mua s’më lë Ay. Prandaj do respektoj maksimalisht distancimin social, madje edhe familjar. Nuk do marr orkestër për muzikë, por do përdor CD.

Njerëzit do t’i thërras në Zoom, familjarët do t’i ndaj secilin në të gjitha dhomat e shtëpisë dhe do filloj ahengun.

Nuk ka për të më qeshur njeri se ky vend i gjithi është bërë gazi i botës!!!///

error: