Edi Rama eshte zotuar para disa ditesh se nuk do të largohet kurrë nga posti i kryeministrit pa rritur pensionet në mënyrë të ndjeshme. Kreu i qeverisë tha se kjo është ambicia e tij që të moshuarit të marrin pension dinjitoz, por asgjë nuk rregullohet brenda natës me “shkopin magjik”.
“Sa më shumë të kontribuojmë në sigurimet shoqërore aq më të larta do t’i kemi pensionet. Rritja e pensioni është objektivi pas pagave. Ambicia ime është të mos iki nga ky post (si kryeministër) pa i rritur pensionet në mënyrë të ndjeshme. Nuk është çështje dëshire, i ndjek komentet dhe analizat dhe duket se kemi thes të fshehur nga ku nxjerrim paga dhe pensione, e njerëzit e komentojnë si një gjë normale dhe fillojnë sharjet. Nuk ka kryeministër edhe më i keqi, që mos të dojë që të mos i rrisë pagat. Nëse i rritim direkt bie i gjithë shteti siç ra kur i ngritën piramidat financiare”, deklaroi Rama.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade