SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Emisioni i RAI3, Meloni reagon nga Peskara: Rama u sulmua se ndihmoi Italinë për çështjen e migrantëve

– Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet e tyre për të na ndihmuar për migrantët, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Duke folur në konventën e partisë ”Fratelli D’Italia”, që po zhvillohet në Peskara, Meloni deklaroi se ”Shqipëria dhe Rama u sulmua për përpjekjet për të na ndihmuar për migrantët”.

”Për migrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe, ruajna Zot, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë dhe, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e sulmuan”, deklaroi Meloni.

”Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar”, theksoi kryeministrja Meloni./ Arian Jorgaqi) ////

error: